Design Lifestyle

E punuar me diamante fildishi, del në ankand violina e rrallë e mjeshtrit italian Antonio Stradivari!

Një violinë e rrallë e vitit 1679 e bërë nga mjeshtri italian Antonio Stradivari do të dalë në ankand muajin e ardhshëm ku mund të arrijë vlerën e 11 milionë dollarëve. Shtëpia e ankandeve Christie’s e cila po e ofron instrumentin në “Shitjen e jashtëzakonshme” të 7 korrikut tha se:

“Hellier” është violina më e mirë e punuar ndonjëherë nga Stradivari dhe një nga instrumentet më të mira të Stradivarius në ekzistencë.

E gdhendur me diamante fildishi dhe e përfunduar me llak të artë, violina ka një vlerësim të çmimit prej 6-9 milion paund (7,54-11,31 milion dollarë). Stradivari e mbajti instrumentin për 55 vjet, duke e shitur atë në vitin 1734 për 40 paund te Samuel Hellier nga Wombourne të Anglisë. Eksperti i violinës dhe konsulenti i Christie’s, Florian Leonhard tha se:

Pres shumë interes për një instrument të tillë, sepse është kaq i rrallë dhe del nga një muze. Kur mund të prekësh një violinë si kjo dhe ta zotërosh atë? Është e pabesueshme.

Violinat e Stradivarit njihen për mjeshtërinë e tyre. Ato kushtojnë mes 8 dhe 20 milionë dollarë, sipas Leonhard. Christie’s në një deklaratë tha se:

Nga rreth 1,100 instrumente që Stradivari ka bërë gjatë karrierës së tij, vetëm rreth një duzinë janë zbukuruar me dekore dhe ky ekzemplar konsiderohet nga kuratoret Smithsonian si shembulli më i ruajtur ekzistues.