Celebrities Gossip Live From Tirana Showbiz

“E quajti shabllon të përdalë…”/Tea Trifoni komenton deklaratat e Luizit kundrejt Efit!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar nëpërmjet një lidhjeje telefonike ish-banorja e edicionit të dytë të “BBV”, Tea Trifoni. Kjo është java e fundit e emisionit më të përfolur shqiptar dhe tanimë rrugëtimit të katër finalistëve po i vjen fundi. Në një lojë me pyetje të organizuar në shtëpi, banorët u pyetën se cilin nga personat nuk pëlqejnë. Përgjigja e Luizit ishte ajo që na habiti.

Ai e cilësoi Tea-n si personin që nuk i ka pëlqyer kurrë në shtëpi, madje e quajti atë edhe antipatike. Çfarë ka për të thënë Tea në lidhje me këtë deklaratë të Luizit? Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link. Sa i përket deklaratave të Luizit kundrejt Efit e cila sipas tij ka dalë nga një reality show ku në fokus janë mashtrimet, si e komenton Tea këtë?

Luizi e quajti shabllon të përdalë Efin me deklaratat që bëri. Nuk e kam mbështetur Efin në lojën e saj por me deklaratat që bëri Luizi kundrejt saj nuk më pëlqyen. Publiku e mori sikur mbrojta emisionin “Për’Puthen” por jo, mbrojta Efin. Mu duk hipokrizi e madhe, po quante të përdala vajzat që shkojnë në këto emisione kur gruaja e tij e ardhshme ka bërë të njëjtën gjë. Unë thjesht thash që nuk ka asgjë të keqe të marrësh pjesë në këto formate. Nuk të bën të përdalë fakti që del në televizion por për publikun shqiptarë nëse futesh në këto emisione kategorikisht je e përdalë.