Gossip Music Showbiz

“E realizuam edhe në fund të botës”, për çfarë e ka fjalën Vesa Luma?

Ata prej kohësh janë zhvendosur në Zelandën e Re dhe në forma të ndryshme kanë treguar se i merr malli vazhdimisht për vendin e tyre. Po flasim për çiftin shumë të dashur për publikun, Vesa Luma dhe Big Basta të cilët së fundmi kanë realizuar një koncert, duke bërë bashkë të gjithë shqipfolësit në vendin ku aktualisht po jetojnë.

Nëpërmjet një postimi në Instagram ku shfaqen foto e video nga nata e djeshme, Vesa e emocionuar ka shkruar:

Nata e djeshme ishte e mrekullueshme. Faleminderit të gjithë shqiptarëve, e realizuam, edhe në fund të botës. Faleminderit. Nata e parë që mblodhi të gjithë shqipfolësit në Zelandë. Nuk mund të isha më shumë krenare.

Rikujtojmë, se më 1 korrik, Big Basta festoi ditëlindjen dhe Vesa i ka bërë një postim shumë emocionues në rrjete sociale. Ajo ka postuar një foto me dashurinë e saj dhe i ka dedikuar atij fjalët më të ëmbla me rastin e ditëlindjes.

Në muajin janar në një intervistë për “Top Albania Radio”, tek emisioni “Dilema Sociale”, Vesa Luma zbuloi ekskluzivisht projektin e saj më të ri.

Rikujtojmë, gjithashtu se një ndjekëse e këngëtares e ka pyetur atë në Facebook para pak kohëve se përse është shpërfytyruar duke menduar se Vesa ka fryrë buzët duke u shfaqur shumë ndryshe.