Aktualitet

E shtuna vjen me shi dhe ulje temperaturash/ Parashikimi i motit për Shqipërinë dhe Kosovën!

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të vranët në të gjithë vendin. Pritet të ketë dhe intervale të shkurtra me reshje.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 08°C në 14°C, në zonat e ulëta nga 15°C në 21°C dhe në zonat bregdetare nga 18°C në 24°C.

Era do të fryjë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3-4 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rënie lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 08°C në 13°C dhe në zonat e ulëta nga 10°C në 16°C.

Në foton e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për tre ditët në vijim.