Celebrities Gossip Showbiz

“E sqaruam, por kjo nuk do të thotë që kam ndërruar mendje”, Gjira reagon sërish në lidhje me Melindën

Ditën e djeshme një kriktikë e fortë ka ardhur nga këngëtarja e njohur Gjira Kajtazi kundrejt Melinda Ademit. Kjo e fundit pasi ka nxjerrë këngën e saj më të fundit “Qa din ti”,ku ka marrë komente të shumta, ku një prej tyre ka qenë edhe ‘thumbi’ i Gjirës.

“Në mars i ka vdekur nëna nga kanceri e në maj lanson këngë duke u dridhur në tanga. Më fal po këto femna nuk po mundem të i marrë seriozisht. %moral % ndërgjegje, %talent %shije. Pusho në paqe”

Pas zhurmës së madhe që shkaktoi ky koment, mesa duket dy këngëtaret janë sqaruar privatisht me njëra-tjetrën. Ka qenë Gjira ajo e cila ka reaguar sërish në rrjetet sociale duke lajmëruar fansat se gjithçka tashmë është sqaruar mes tyre.

“Kuuuu çka shkaktoj ky status…paramendo cka kish ndodh me bo une hala muzike. Meqë ra fjala: e sqaruam privat prandaj e shlyva po kjo nuk do thotë qe ndrrova mendjen… Besoj qe gjithkush i ka arsyetimet e veta. Ndoshta tani si nane qe jam vet, u habita shume nga ky gjest te shpejt… Sidoqoft… Ka raste ne jete Ku eshte okay Mos mu shit cool.. ne ket boten virtuale po dojna me çdo kusht mu dok “te palendum”… Preferoj realitetin. Muzika osht per OPINION… Shiqyr qe se kemi te gjith te njejten”.

Ndërkohë, Melinda po vazhdon me suksesin e këngës së saj e cila deri më tani ka arritur plot 1 milionë klikime për vetëm 24 orë.