Tech

E testoi edhe vetë Presidenti Joe Biden, njihuni me risinë më të fundit të Twitter!

Nëse keni kontrolluar Twitter së fundmi, një trend i ri ka zgjuar imagjinatën e të gjithëve në platformën e mediave sociale. Trendi i tweet-ve me një fjalë madje ka arritur të bëjë që të bashkohet edhe vetë presidenti amerikan, Joe Biden.

Trendi besohet të ketë filluar nga ekipi i mediave sociale të ofruesit amerikan të shërbimit të trenave Amtrak. Administratori në Twitter i Amtrak postoi një tweet në Twitter të enjten që thjesht lexonte “trenat”. Disa orë pasi Amtrak postoi tweet-in me një fjalë, ai kishte më shumë se 20 mijë retweet dhe gati 130 mijë pëlqime.

Sapo kompania hekurudhore postoi fjalën në Twitter, trendi u ngrit më shpejt se një tren, me shumë shtëpi mediatike, korporata shumëkombëshe, kompani të ushqimit të shpejtë dhe madje edhe NASA që morën pjesë në të.

Ndërkohë, Twitter, të enjten, njoftoi se përdoruesit së shpejti do të mund të modifikojnë tweet-et e tyre tashmë të publikuara.