Celebrities Gossip Showbiz

E “trazuar” emocionalisht Adele sapo na pohoi se i mungon martesa!

Së fundmi, këngëtarja e njohur britanike Adele ka pranuar se i mungon martesa dhe se është sërish e hapur ndaj saj. Artistja aktualisht është në një lidhje me agjentin sportiv Rich Paul dhe këtë koment e bëri pasi u pa me një unazë në gishtin e martesës.

Teksa merrte pjesë në Sirius XM, ajo pranoi:

Unë jam patjetër e hapur për martesë përsëri. Ndjenja që kisha kur isha e martuar ishte ndjenja më e sigurt që kam pasur ndonjëherë në jetën time.

Duke folur për marrëdhëniet në çift, Adele zbuloi se gjërat tek ajo kanë ndryshuar me moshën.

Ka rëndësi që të uleni si dy të rritur e të flisni se si do t’i ndani jetët tuaja. Duhet të respektoni njëri-tjetrin qetësisht ose asgjë nuk do të zgjidhet.

Adele së fundmi ka diskutuar zakonet e saj të të konsumuarit alkool ndërsa iu nënshtrua një transformimi të grimit me Nikki de Jager, e cila njihet ndryshe si Nikki Tutorials. Këngëtarja 33-vjeçare, tha se pinte për t’i bërë njerëzit e tjerë të dukesin interesantë nëpër festa, ndërsa bisedonte për albumin e saj të ri në një video me grimeren holandeze.

Unë do të pija normalisht për t’i bërë njerëzit e tjerë interesantë, në vend që të shijoja veten! Njerëzit në festa janë të mërzitshëm!

Adele gjithashtu tregoi se ajo kurrë nuk kishte akses në mediat e saj sociale para pandemisë, por kjo gjë ndryshoi kur donte të dërgonte ‘meme’ për miqtë e saj. Rikujtojmë se, së fundmi bukuroshja ka folur në lidhje me këngën e saj emocionale që ka shkruar për djalin, Angelo. E ftuar në emisionin ‘Q’ gjatë një interviste me Tom Power nëna 33-vjeçare ka zbuluar se kënga e tretë nga albumi i saj i katërt në studio, me titull ’30’ mund të cilësohet si shumë personale.

E titulluar “My Little Love”, kënga përmban biseda të regjistruara mes saj dhe të djalit 9-vjeçar ku gjithashtu është edhe një pjesë e Adele asokohe duke i shpjeguar Angelo-s 6-vjeçar, ndarjen e saj nga babai, Simon Konecki.

Ai ndoshta mund të kalojë edhe faza të urrejtjes kur të jetë adoleshent. Por ishte një pjesë e rëndësishme e enigmës që po përpiqesha të kuptoja nga jeta ime, kështu që më duhej ta përfshija atë.