Celebrities Gossip Showbiz

E trishtë! Humb jetën ylli i “Peaky Blinders”, Helen McCrory…

Pasditen e sotme një lajm i trishtë ka mërzitur pafund të apasionuarit pas kinematografisë. Bëhet fjalë për, aktorja e talentuar britanike, ka humbur jetën në moshë 52-vjeçare.

Ylli i “Peaky Blinders” u nda nga jeta pak pasi u diagnostifikua me kancer. Nëpërmjet një reagimi publik, bashkëshorti i saj Damian Lewis njoftoi lajmin e trishtë:

Unë jam zemërthyer të njoftoj se pas një beteje heroike me kancerin, gruaja e bukur dhe e fuqishme Helen McCrory ka vdekur e qetë në shtëpi, e rrethuar nga  dashuria mes miqve dhe familjes.

Helen dhe Lewis u martuan në vitin 2007 dhe kanë dy fëmijë, vajzën Manon, 14 vjeç dhe djalin 13-vjeçar Gulliver. Dalja e saj e fundit në publik ishte në episodin e 12 marsit në “Good Morning Britain”, në të cilën ajo dhe ylli i Homeland, Damian folën për bamirësinë.

Ajo ndezi dyshime nga fansat në atë kohë pasi Kate Garraway theksoi se ajo dukej pak më e zbehtë se zakonisht. Mes shumë roleve, ajo do kujtohet gjithmonë për pjesëmarrjen në  Peaky Blinders” dhe në filmin “Skyfall 2012, James Bond”.