Design

E vendosur në shkretëtirë, del në shitje shtëpia e ‘padukshme’!

Një shtëpi e padukshme është nxjerrë në shitje për rreth 16 milionë dollarë. Shtëpia e vendosur në shkretëtirë, me një sipërfaqe rreth 550 metra katrorë, është e ‘veshur’ me pasqyra që reflektojnë gjithë pamjen e jashtme.

E përfshirë në serialin e Netflix “The World’s Most Amazing Vacation Rentals”, në këtë shtëpi kanë kaluar pushimet e tyre dhe personazhe të famshëm si Demi Lovato dhe Diplo.

Pronarët, Chris dhe Roberta Hanley, thonë se shtëpia ndodhet në shkretëtirën Joshua Tree në jug të Kalifornisë dhe se godina është frymëzuar nga filmi “2001: A Space Odyssey”. Shtëpia ka tre dhoma gjumi, një dhomë ndenjeje gjigante dhe një pishinë të mbyllur 30 metra të gjatë.