Celebrities Live From Tirana

E vërteta e konkurrentëve të “Për’puthen”, tradhëtia nga VIP-at…Xhani Demika i thotë të gjitha!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar drejtori artistik Xhani Demika për të folur rreth tradhëtisë. Por, a ka tradhëtuar ndonjëherë Xhani dhe a do ta falte tradhëtinë?

Unë do të kisha dëshirë që kur tradhëtoj të më falin, ndërsa vetë nuk fal(qesh). Unë kam tradhëtuar në një lidhje momentale, nuk e kam menduar gjatë ndërsa në shoqëri kur të tradhëtojnë apo të shesin është e rëndë. Jam natyrë që marrë hak me terezi. Më ka ndodhur që shoqëria më ka tradhëtuar sepse jam natyrë pozitive, mendoj për mirë por ndonjëherë është e kotë dhe zhgënjehesh. Tradhëtia në çift ndodh kur partnerët nuk plotësojnë njëri tjetrin ndërsa në shoqëri ndodh kur ti je shumë i drejtë dhe mirësinë ta marrin për keq. 

Xhani njihet duke qenë se ka shoqëri me shumë VIP-a dhe është marrë me menaxhimin e disa prej artistëve. Demika ka shoqëri edhe me disa nga konkurrentët e Për’Puthen, dhe dy prej tyre janë Jasmina dhe Ola. Për dy vajzat është aluduar se jetojnë në një shtëpi e ndërkohë në emision janë hequr si ‘armike’.

Çfarë ka Xhani për të thënë për këtë?

Kanë qenë shoqe, nuk jetojnë në një shtëpi. Jasmina jeton prej kohësh aty, ndërsa Ola ka rastisur. Nuk vejë dorën në zjarr por nuk e besoj sepse i njoh tipet e tyre, e mbajnë inatin nga brenda. Jasmina ka marrëdhënie të mira me Andin dhe shpresoj të dalin bashkë. Unë po të isha në vend të Andit do të më bëhej qejfi dhe do ja jepja shansin të dyjave.(qesh) Sa për konkurrentët e tjerë unë kam kontaktuar me Olsën që Antonela të futej, është vajzë e çiltër, e zgjuar, e shkathët por uroj mos t’i dali njeri për pjesë sepse bëhet një Antonel tjetër. Është reale.

Xhani vetë ka patur ndonjë keqkuptim me ndonjë nga VIP-at?

Mua personalisht më ka ndodhur një keqkuptim me këngëtarin Stresin ku ai ka menduar se e kam tradhëtuar në lidhje me diçka, jemi hequr nga Instagrami dhe më vonë jemi sqaruar. Më ka ndodhur që me shumë artistë që i kam ditur me kë kanë qenë të lidhur në fakt kanë tradhëtuar. Meshkujt tradhëtojnë më shumë dhe besoj tolerojnë po prap më shumë. Femra nëse tradhëton është shumë e rëndë por meshkujt falin sepse ndihen fajtor. Në momentin që ndodh tradhëtia meshkujt bëhen më të dashur e ndërsa në ditë normale ke zënka.