Bota

E vërteta që fshihet pas ngjyrës jeshile në Kanalin e Madh të Venecias!

Shkak për ngjyrën jeshile fosforeshente në Kanalin e Madh të Venecias mund të ketë qenë një gjurmues. Të dielën në mëngjes, venecianët panë sesi uji në Urën Rialto kishte një ngjyrë aspak të zakontë dhe sipas raportimeve, në 09:30 disa qytetarë njoftuan policinë.

Pasi u morën mostra nga zona ku uji kishte ndryshuar ngjyrë, paraprakisht besohet se bëhet fjalë për një gjurmues me ngjyrë, nga ata që përdoren për të zbuluar rrjedhat e ujit. Fillimisht, u dyshua se mund të bëhej fjalë për një protestë ekologjike të radhës nga aktivistët e mjedisit. Ndërkohë, policia po kërkon për autorë të dyshuar. Analizat e ujit kanë treguar se ndryshimi i ngjyrës së ujit nuk paraqet asnjë rrezik për popullatën apo gjallesat e kanalit.

Ndërkaq, një studim i fundit mbi ndryshimet klimatike paralajmëron se Venecia mund të jetë nën ujë deri në vitin 2100 nëse nuk ndalet përshpejtimi i ngrohjes globale. Kjo për shkak se niveli i ujit në Detin Mesdhe pritet të rritet deri në 140 cm në shekullin e ardhshëm. Udhëtarët që vizitojnë Venedikun në muajt e dimrit shpesh ndeshen me një qytet plot me ujë, një fakt i lidhur me problemin e ngrohjes globale. Në fakt, qyteti aktualisht po përjeton nivelet më të larta të përmbytjeve në katër vitet e fundit.