Celebrities Gossip Showbiz

E veshur apo e zhveshur? Enca kërkon mendimin tuaj për ‘look-un’ e fundvitit!

Enca është një artiste shumë e suksesshme e showbiz-it tonë dhe nuk mund ta mohojmë se është tepër e pëlqyer nga publiku. Këngët e saj brenda pak ditësh nga publikimi numërojnë miliona klikime duke e bërë këngëtaren shumë të klikuar.

Artistja shpesh ndan me ndjekësit e saj plot momente nga jeta e saj personale dhe kjo e bën atë tepër aktive në rrjete sociale. Enca padyshim që nuk ngurron të jetë aspak provokuese me fotot dhe postimet e saj. Ashtu siç ka bërë edhe së fundmi, ku teksa ka publikuar një foto e (zh)veshur me një fustan shumë të hapur në anët e tij, që për hir të së vërtetës i nxjerrin linjat e Encës shumë bombastike, ka kërkuar mendimin e ndjekësve nëse duhet apo jo ta veshë për festën e Vitit të Ri.

Epo, besojmë se e dini vetë përgjigjen e tyre…

Si një vajzë shumë seksi e provokuese e showbiz-it, Enca padyshim që merr shumë mesazhe nga djem, të cilët e pëlqejnë këngëtaren, por tek këta djem mesa duket paska dhe personazhe të njohur për publikun.

Si një personazh pa filtra dhe komplekse para disa javësh (duke i mbuluar emrin), bukuroshja ka zbuluar se një VIP i ka shkruar në rrjetin social Instagram, por pasi nuk ka marrë asnjë përgjigje i ka fshirë mesazhet. Por, kjo gjë nuk i ka shpëtuar syrit të Encës, e cila e ka kapur ‘screenshot’. Por, nuk mbaron me kaq… Emri i personazhit të njohur nuk mund të qëndrojë për shumë gjatë mister dhe kjo varet nga ju! Këngëtarja publikoi një Instastory ku pyeti ndjekësit e saj, nëse duhej ta zbulonte emrin e tij apo jo.

Enca ka mbajtur një fatkeqësi që i ka ndodhur para pak ditësh larg vëmendjes së publikut dhe këtë e tregoi vetëm pak ditë më parë me anë të disa postimeve në Instastory. Enca pak muaj pas humbjes së të atit, është në zi për humbjen e gjyshit të saj.

Rikujtojmë se, Enca ka publikuar këngën e saj me ritme verore, “Suavele”. Në këtë këngë, artistja shfaqet më pak provokuese nga sa jemi mësuar ta shohim zakonisht.