Gossip Health & Beauty Showbiz

E vogël u shpall vajza më e bukur në botë, sot Thylane Blondeau një milionere!

Kur ishte vetëm 6-vjeçe, Thylane Blondeau nga Franca u shpall vajza më e bukur në botë. Vajza me sy të kaltër u bë ylli i industrisë së modës. Sot ajo është 20-vjeçe dhe punon si modele. Thylane tërhoqi vëmendjen e publikut që nga fëmijëria, sepse përtej bukurisë së saj ishte edhe vajza e futbollistit francez Patrick Blondeau dhe prezantueses Veronika Loubry.

https://www.instagram.com/p/CR16h6Osysr/

Për shkak të bukurisë së pazakontë, në moshën 4-vjeçe, prindërit e saj morën ofertë që ajo të shfaqej në spektaklin e modës së Jean Paul Gauthier. Karriera e saj e modelimit nuk kaloi pa polemika.

https://www.instagram.com/p/B-jxLluAMLx/?utm_source=ig_embed&ig_rid=bd8e3b17-4f57-491e-bbc0-ee22562ecdfa

Kur ishte 10-vjeçe, Blondeau pozoi për revistën “Vogue” dhe fotot e saj ndezën shumë polemika. Sot, ajo është e angazhuar në modelim, bashkëpunon me markat kryesore të modës, ndërsa pasuria e saj vlerësohet në katër milion dollarë. “C Candler” rreth një viti më parë publikoi vlerësimin vjetor të “100 Fytyrave më të Bukura” për 30 vjet dhe në këtë list ishte e përfshirë edhe bukuroshja franceze.

https://www.instagram.com/p/CO-yvdTMsob/

Rikujtojmë, se një 6-vjeçare ruse u cilësua si “vajza më e bukur në botë”, në vitin 2017 duke ndjekur kështu hapat e modeles franceze Thylane Blondeau. Anastasia Knyazeva ka krijuar një armatë të tërë me fansa online, të cilët janë mahnitur nga karakteristikat e saj si kukull me sytë blu të mrekullueshëm.