Celebrities Gossip Showbiz

E vutë re ngjashmërinë e madhe mes klipit të Gjikos, Melindës dhe Norës me të reperit të njohur?

Tre artistët më në zë, Gjiko, Melinda dhe Nora Istrefi ‘mblodhën forcat’ së bashku se sollën një bashkëpunim shumë interesant. “Ay Caramba” është projekti që treshja e këngëtarëve solli dhe që u vlerësua për klipin e veçantë, por që mesa duket nuk është origjinal.

Nëse kthehemi shumë pas në kohë dhe kujtojmë klipin e këngës ‘California love’ të reperit të ndjerë 2Pac, do shohim një ngjashmëri shumë të madhe mes dy klipeve.

Për më shumë, ju mbetet ju të gjykoni mbi ngjashmërinë e tyre.

Ky është bashkëpunimi i parë mes tre artistëve, teksa Gjiko dhe Nora kanë bashkëpunuar më parë dhe këngët e tyre kanë rezultuar tejet të suksesshme.