Showbiz

Ed Manushi dhe Anita Haradinaj bëhen së bashku për…

Në ekranin e Top Channel duket se do të ketë shumë surpriza këtë sezon. Që pas publikimit se do të rinisë formati i “Big Brother”, e këtë vit me VIP-a, një tjetër risi vjen duke përfshirë fëmijët.

“VIP Dado” quhet programi më i ri që do të transmetohet në Top Channel, i cili do të ketë në qendër fëmijët dhe personazhe të famshëm. Ku javë pas jave këta do të luajnë rolin e kujdestarit të fëmijëve, sigurisht që do të jetë me shumë momente gazmore.

Ky emision do të bashkohet me “E Diell”, kjo është postuar nga vetë faqja zyrtare e programit në Instagram.

Sipas fjalëve, ky format do të jetë ndryshe pasi moderatorët do të jenë të përkohshëm, ku Edi Manushi do të jetë njëri prej tyre.

Nga ana tjetër, do të ketë dhe një bashkë-prezantuese, e cila mendohet të jetë moderatoja kosovare, Anita Haradinaj.

Kjo pasi nëpër media sociale ka qarkulluar një foto ku dyshja shihet krah njëri-tjetrit.

Gjithsesi, ende asgjë nuk është e konfirmuar por mezor po e presim një program të tillë, të shohim cilët do të jenë personazhet dhe për të njohur formatin e ri.