Celebrities Music Showbiz

Ed Sheeran lumturon fansat me rastin e 10-vjetorit të albumit të tij!

Këngëtari i njohur Ed Sheeran dhe bashkëshortja e tij, Cherry Seaborn u fotografuan teksa po dilnin nga ‘O2 Shepherd’s Bush Empire’ në Londër të enjten mbrëma, pasi këngëtari organizoi një koncert falas. 30-vjeçari, dukej i lumtur teksa po largohej nga vendi ku mbajti koncertin për të festuar 10-vjetorin e albumit të tij debutues “+”.

Muajin e kaluar, Ed paralajmëroj albumin e tij të ardhshëm “=”, i cili pritet të publikohet më 29 Tetor. Këngëtari ka publikuar një listë prej 14 këngësh që do të përfshihen në këtë album.

Krijuesi i hitit “Thinking Out Loud” shpjegoi me detaje se si ky album është me të vërtetë personal dhe konfirmoi se ai e sheh këtë si “albumin e pjekurisë”, pasi u bë baba dhe u martua që kur lançoi ​​albumin e tij të fundit. Ed ka zbuluar se jeta e tij ka ndryshuar shumë gjatë viteve të fundit pas martesës dhe ardhjes në jetë të vajzës së tij, Lyra Antarctica. Në një deklaratë, ai tha:

Albumi është shumë personal dhe një prej atyre që ka shumë domethënie për mua. Jeta ime ka ndryshuar mrekullisht gjatë viteve të fundit, jam martuar, jam bërë baba, përjetova humbje, dhe reflektoj mbi këto tema gjatë rrjedhës së albumit. E shoh si një album të pjekurisë, dhe mezi pres ta ndaj këtë kapitull me ju.

Rikujtojmë se, Ed Sheeran së fundmi i ka befasuar të gjithë fansat e tij me publikimin e këngës “Visiting Hours”, e para nga album i ri i titulluar “=”, i cili publikohet zyrtarisht më 29 Tetor. Kantautori ka bërë të ditur në Instagram se kënga i kushtohet mikut dhe mentorit të tij të ndjerë, Michael Gudinski. Ai tha se albumi u ndikua nga përvojat e tij të fundit të jetës, duke filluar me martesën, lindjen e një fëmije dhe humbjen e një shoku të ngushtë dhe se ai i trajton të gjitha këto tema në këngë.

më parë, ylli i njohur ka treguar se ai dhe gruaja e tij dalin vetëm një herë në javë për shkak se gjatë gjithë kohës përkujdesen për vajzën e tyre, të cilën e kanë quajtur Lyra Antartica dhe është vetëm 11 muajshe. Këngëtari 30 vjeçar, tha se si prind, ndonjëherë harron se kush ishit më parë.