Celebrities Showbiz

Ed Sheeran rikthehet në skenë pasi u shërua nga COVID-19!

Pas periudhës së tij të vetëizolimit për shkak se rezultoi pozitiv me COVID-19, këngëtari i njohur Ed Sheeran u shfaq në “Saturday Night Live” ashtu siç ishte planifikuar prej kohësh. Ed performoi dy nga hitet e tij të fundit, “Shivers” dhe “Overpass Graffiti”.

Disa ditë përpara performancës, Sheeran zbuloi përmes postimeve në logarinë e tij në Instagram se ai ishte shëruar nga COVID-19 dhe se shfaqja e tij në “SNL” do të zhvillohej. Ed shkroi:

Postova këtë foto për të thënë se jam liruar nga izolimi pas infektimit me COVID sot, kështu që nëse më shihni jashtë, dijeni që e kam kryer karantinën time. I emocionuar për të nisur punën përsëri dhe shfaqja në “Saturday Night Live” do të mbahet, kështu që bëhuni gati.

30-vjeçari, zbuloi se ishte infektuar me COVID-19 në një postim të shpërndarë në Instagram më 24 tetor. Një burim tha për “Page Six” në atë kohë se producentët e “Saturday Night Live” po kërkonin të zëvendësonin Sheeran për shfaqjen, ose ta lejonin të performonte nga distanca nëse nuk ishte në gjendje të udhëtonte.

Ed po ofron të performojë përmes lidhjes live, por kjo nuk është diçka që bën SNL, atyre u pëlqen të kenë interpretuesin në studio.

Megjithatë tashmë çdo gjë u zgjidh me shërimin e plotë të Sheeran. Ed u rikthye për të dhuruar performancë në spektaklin e njohur amerikan dhe nuk i zhgënjeu aspak fansat.

Rikujtojmë se, së fundmi është publikuar lista e këngëtarëve të rinj më të pasur në Britani dhe ai që mban vendin e parë është këngëtari i njohur Ed Sheeran. Ylli britanik kryeson për të tretin vit radhazi listën e këngëtarëve më të pasur nën të tridhjetat në Britani.