Celebrities Gossip Showbiz

Ed Sheeran shihet në klubin LGBTQ+ dhe fansat nuk mund të ishin më të lumtur se kaq!

Ed Sheeran i lumturoi fansat të premten kur bëri një paraqitje në një klub LGBTQ+ në kryeqytetin polak Varshavë. Pas dy koncerteve në Stadiumin Kombëtar të qytetit të premten. Këngëtari, 31 vjeç, u drejtua për në klubin La Pose, duke pirë birrë dhe tekila me fansat dhe duke kërcyer e duke pirë cigare.

Krijuesi i hitit “Shape of You” u shfaq me një bluzë të bardhë, të bashkuar me pantallona të shkurtra të zeza dhe atlete. Video tregon Ed të veshur me një kapele bejsbolli gjithashtu. Klipe të tjera e tregojnë atë duke kërcyer dhe biseduar, si dhe duke bërë selfie me fansat. Pronarët e klubit thanë:

Ishte një vendim spontan nga Ed. Ne e dimë nga informacionet tona se ai është një mbështetës i personave LGBT+ në botë. Ai kaloi shumë mirë, ndihej i qetë, pa shumë presion nga fansat. Ai është një person jashtëzakonisht pozitiv që i do njerëzit. Ne vendosëm të mos luanim hitet e tij. Ed ishte shumë i lumtur që kemi tekilën e tij të dashur Patron dhe ai po e porosiste. Edhe pse donim shumë ta prisnim mirë, ai i paguante vetë të gjitha porositë.

Ed më pas u kthye në Mbretërinë e Bashkuar dhe u ngjit në skenë në Reading Festival të shtunën. Ylli u shfaq në skenë për të performuar remiksin e hitit “Bad Habits”.