Celebrities Music

Ed Sheeran tashmë vjen edhe me një kauzë shumë të rëndësishme!

Këngëtari i njohur Ed Sheeran është i vetëdijshëm për pasojat mjedisore që lë pas udhëtimi i tij kështu që ai po bën diçka për këtë. Të hënën, këngëtari 30-vjeçar foli për “BBC Radio London” për përpjekjen e tij të fundit për blerjen e tokës për të mbjellë pemë dhe për të “ringjallur” vendin e tij.

Po përpiqem të blej sa më shumë tokë dhe të mbjell sa më shumë pemë të jetë e mundur. Po përpiqem të ripërpunoj sa të mundem më shumë në Mbretërinë e Bashkuar . Unë e dua qarkun tim e dua jetën e egër dhe mjedisin. Më duket sikur do të më ndodhi diçka sa herë që e them këtë, pasi puna ime nuk është një punë jashtëzakonisht e qëndrueshme ndërkohë që shkoj të këndoj në qytete, por po përpiqem të bëj më të mirën.

Këngëtari i “Shivers” preku edhe të ardhmen e tij të turneut dhe tha se gjithçka ka të bëjë me gjetjen e “ekuilibrit”.

“Unë mendoj se ka të bëjë me gjetjen e ekuilibrit dhe të balancës me këtë, sinqerisht mendoj se turneu i radhës që po bëj, në fund nuk dua ta shoh veten duke shkuar në njërin prej tyre përsëri.

Turneu i ardhshëm i Sheeran-it do të nisë në muajin prill të vitit 2022 në Dublin, Irlandë dhe do të mbulojë qytetet kryesore në Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani, Holandë, Belgjikë, Francë dhe më shumë. Javën e kaluar, Spotify njoftoi se kënga e Sheeran “Shape of You” ishte bërë kënga e parë që ka arritur në 3 miliardë klikime në këtë platformë.

Këngëtari, i cili ka publikuar edhe albumin e tij “=” postoi një video edhe në rrjetin e tij social Instagram duke thënë se:

Sapo dëgjova ‘Shape of You’ ka arritur në 3 miliardë klikime në “Spotify”, gjë që është absolutisht e çmendur. Më kujtohet se kjo këngë arriti një miliard dhe mendoja se ishte e çuditshme. Është kënga e parë që ka arritur 3 miliardë klikime dhe unë jam shumë i kënaqur për këtë!