Showbiz

Edhe Arbana ka të njëjtin problem si të gjithë ne…

Të gjithë jemi të vetëdijshëm se një ndër moderatoret më të mira shqiptare është Arbana Osmani. Rrugëtimi i saj ka nisur nga Top Albania Radio dhe më pas vijoi drejt televizionit për të shkëlqyer më shumë.
Arbana është një ndër femrat më me influencë në Shqipëri, tepër e pëlqyer dhe e dashur nga publiku.
Këtë gjë duket se ajo e di dhe përpiqet të jetë aktive gjatë gjithë kohës nëpër rrjete sociale, më së shumti në Instagram, i cili është dhe më i përdoruri. Ajo shpesh poston video apo foto ku në të cilat shfaqet duke gatuar si dhe krah familjes së saj.

Të gjithë e dimë pasionin e moderatores për gatimin, madje ajo ka botuar dhe një libër të titulluar “Receta për 5 minuta”, ku ishte një periudhë që postonte disa nga recetat e saj.
Një ndër “problemet” që ne hasim gjatë ditës është se çfarë do të hamë për drekë, darkë apo qoftë dhe mëngjes. Mendonim se kishte diçka që nuk shkonte me ne, por mesa duket edhe Arbana që mendonim se ka plot mundësi zgjedhje e ka hasur këtë shqetësim së fundmi.

Në një video të postuar në InstaStory ajo shfaqet krah bashkëshortit të saj, regjisorin e njohur Eduart Grishaj, duke biseduar rreth ushqimit dhe shoqërohej me shkrimin “Kemi 5 ditë që mendojmë ça do hamë nesër”.

Gjithashtu në videon pasardhëse ajo zbuloi se partneri i saj ka humbur 4kg dhe se së shpejti do të fillojnë të hanë më mirë duke shtuar sasinë e ushqimit.

Përpos faktit se i bashkohemi dhimbjes së “problemit” të tyre, duhet të themi se Arbana dhe Eduarti janë një ndër çiftet më ‘funny’ të showbiz-it shqiptarë.