Celebrities Gossip Showbiz

Edhe Ariana Grande me kompaninë e saj të produkteve kozmetike?! Ja si qëndron e vërteta

Lart e poshtë po qarkullojnë fjalë se Ariana Grande po krijon markën e saj të produkteve kozmetike. E! News ka bërë disa kërkime dhe ka zbuluar detajet që tregojnë për sipërmarrjen e saj të re.

Ylli i popit është një femër shumë e suksesshme në karrierë, si në aktrim ashtu edhe në këndim dhe tani po i shton një tjetër listës së saj. Nga pjesëmarrja tek ‘The Voice’ të NBC deri tek aktrimi në filmin që do të lançohet së shpejti në Netflix ‘Don’t Look Up’, ylli i popit mbetet e angazhuar me projekte të reja. Por kjo nuk do të thotë që ajo është mjaftuar me kaq, pasi duket se po bashkohet me këngëtaret e tjera si Rihanna, Selena Gomez, Lady Gaga dhe shumë të tjera duke lançuar markën e saj të produkteve të bukurisë!

Këngëtarja e hitit “Seven Rings” kohëve të fundit habiti fansat e saj pasi u vu re llogaria më e re në Instagram-in e saj, r.e.m. Beauty. Diçka më interesante? Mamaja e Ariana-s, Joanne Grande, ndjek gjithashtu këtë faqe.

Sikur kjo të mos ishte mjaftueshëm intriguese, tabelat e r.e.m. Beauty tani shfaqen në Times Square në mes të New York City. Miku i ngushtë i yllit 28-vjeçar, Doug Middlebrook, publikoi një selfie me një reklamë të këtj brand-i në një postim në Instagram Stories ditën e hënë. Ai madje etiketoi Arianën në postim.

Një e dhënë tjetër që e tregon këtë? Emri unik i markës duket se është një referencë për këngën e Arianës “R.E.M”, pjesë e albumit të saj Sweetener 2018. Për më tepër, artistja nuk është e panjohur me fushën e bukurisë falë linjës së saj të aromave.

R.e.m. është një markë e njohur në Shtetet të Bashkuara, që rendit një gamë të gjerë të produkteve të bukurisë që përfshin korrektorët, serumin e qerpikëve, rimelin, sytë, buzëkuqët, extensions, dhe sfungjerët e grimit.

Kjo nuk është hera e parë që Ariana krijon sipërmarrjen e saj të biznesit, pasi në vitin 2019, ajo lançoi markën “Ariana Grande Thank U, Next” për parfume, kolonjë, kremra trupi dhe shumë të tjera.

Megjithatë, vetë Ariana nuk ka dhënë asnjë deklaratë për r.e.m. duke i lënë fansat të hamendësojnë për këtë hap të madh të artistes në fushën e biznesit.