Sport

Edhe Busquets e Jordi Alba ndihmojnë Barcelonën me uljen e pagave!

Futbollistët e skuadrës së Barcelonës, Sergio Busquets dhe Jordi Alba ristrukturuan pagat e tyre për të ndihmuar klubin të nënshkruajë me yllin argjentinas Sergio Aguero.

Uljet e pagave për Sergio Busquets dhe Jordi Alba, dy nga katër kapitenët e skuadrës së parë, lejuan FC Barcelonën të arrijë dy objektiva: regjistrimin e Sergio Aguero në Ligën e Futbollit Spanjoll (LFP) dhe të zgjasë limitin e klubit, në lidhje me rregulloret financiare për fair play.

Sergio dhe Jordi Alba u dakorduan për ndryshimet në kushtet financiare të kontratave të tyre që përfshinin një ulje të pagave për këtë sezon dhe shtyrjen e pagesave për vitet e mbetura.

Mbrojtësi spanjoll Gerard Pique gjithashtu uli pagën për të lejuar Memphis Depay, Eric Garcia dhe Rey Manaj të nënshkruajnë zyrtarisht me ekipin.​​​​