Celebrities Showbiz

“Edhe dekada të tjera!” Me fjalët më të ëmbla, Sali Berisha i drejtohet bashkëshortes së tij!

Ish-kryeministri i vendit tonë, Sali Berisha, ka postuar ditën e djeshme në llogarinë e tij në “Twitter” një foto të ku ndodhej krah zonjës së tij, Liri Berisha. Ai ka zgjedhur të urojë me këtë foto bashkëshorten e tij për ditëlindje, por njëkohësisht edhe për përvjetorin e tyre të 50-të të martesës.

Edhe pse Sali Berishën rrallë ndodh që t’a shohim duke postuar rreth jetës së tij private, krahas përkushtimit të tij të gjatë në politikë, ishte kjo foto që na tërhoqi vëmendjen, duke parë kështu një anë tjetër romantike të tijën.

Ish-kryeministri shkroi krahas fotos së postuar:

Sot Jubileu i Artë! 50 vjetori i martesës tonë dhe ditëlindja e Lilit! Gëzuar Lili, së bashku me dëshirën e Zotit edhe dekada të tjera! 

Rikujtojmë se, në muajin maj Sali Berisha dhe familja e tij u shpallën “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Lajmi u bë i ditur nga Sekretari i Shtetit, Antony Blinken në një mesazh në “Twitter”.