Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Showbiz

Edhe këtë nuk e kishim parë ndonjëherë! Fifit i vjen një mesazh me dron brenda shtëpisë!

Mbrëmjen e djeshme ishte spektakli i “Big Brother VIP” në të cilin ndodhën shumë ngjarje. Ku prej tyre kujtojmë atë që bëri një super bujë, të takimit mes Donaldit dhe Bora Zemanit, mes tyre ndodhi gjithashtu dhe një puthje që gëzoi një Shqipëri të tërë.
Një prej konkurrenteve që e mbështeste më shumë këtë lidhje është Fifi, e cila që prej fillimit të këtij rrugëtimi duket se filloi të kishte një p[ëlqim për një prej banorëve po nga Kosova, Granitin.

Lidhja mes tyre u përfol shumë por ata kërkuan kohë, ama skenat e xhelozisë nga ana e Fifit ishin prezente.
Menjëherë pas përfundimit të spektaklit, Graniti i shprehu këngëtares se nuk e sheh dot më shumë se një shoqe dhe se mendonte se nuk do të kishin ndonjë të ardhme së bashku.

Një deklarfatë e tillë e ka lënë shumë të lënduar Fifin, e cila përjetoi një gjendje shumë të keqe emocionale dhe shëndetësore.
Për më tepër, shumë fjalë kanë qarkulluar duke bërë me dije se ajo ka kaluar një atak paniku nga e cila mund të jetë kërkuar dhe ndihma e shpejtë.
Duke parë këtë situatë të sajën, të gjithë jeni tronditur dhe na ka prekur, por ata që janë lënduar më së shumti nga gjendja e keqe e artistet ishin fansat e saj. Të cilët nuk mund të rrinin duarkryq por vendosën të surprizonin këngëtaren me anë të një mesazhi që e dërguan me dron. Në të shkruante:

Fifi të duam shumë, Nanushat!

Një mesazh i tillë e ka emocionuar dhe gëzuar pafund artisten, e cila nuk e fshehte dot entuziazmin.