Gossip Showbiz

Edhe Lady Gaga ka luftuar kundra ankthit dhe depresionit?! Pse?

Padyshim që një ndër artistet më me influencë në botë është dhe Lady Gaga, e cila përpos talentit të saj njihet dhe për ndryshimet e ‘look-ut’ shpesh herë mjaft të guximshme.

Por së fundmi kemi zbuluar diçka për artisten që nuk e dinim më parë e këtë e ka treguar nëna e këngëtares, Cynthia Germanotta. Ajo ka treguar periudhën e vështirë që vajza e saj ka kaluar gjatë adoleshencës në New York.

Këngëtarja ka qenë pjesë e një shkolle shumë të privilegjuar në Upper West Side të qytetit dhe emri i saj i vërtetë është Stefani Germanotta. Por ajo ka qenë e paragjykuar nga bashkëmoshatarët e saj prej pamjes së saj tepër unike.

Cynthia është shprehur se vajza e saj ka luftuar me depresionin dhe ankthin që në një moshë fare të re. Kjo ka ardhur si pasojë e ngacmimeve negative që ajo është përballur nga bashkëmoshatarët prej veçantisë së saj.

Sipas mamasë së artistes, Gaga vuri re një mungesë të theksuar të mirësisë dhe mirëkuptimit tek “shokët” e saj dhe për të vërtetuar që ata e kishin gabim ajo ka hapur një fondacion “Born This Way”, që është një organizatë jofitimprurës, në mbrojtje të të rinjve.

Në “NBC’s Today Show” ajo ka treguar se si Lady Gaga është kapluar nga depresioni gjatë periudhës së shkollës së mesme dhe i duhej ta përballonte krej e vetme deri në momentin që diçka e tillë u kuptua nga familjarët saj.

Unë e dija disa prej tyre, por ka disa që ajo nuk i ndau sepse ajo ose kishte siklet ose kishte frikë të më thoshte, dhe kjo ishte pak e vështirë për t’u dëgjuar

Mamaja e fitueses së Gammy-t ka shprehur se vajza e saj ndihej e poshtëruar dhe e taluur nga të tjerët, gjë që e ka çuar drejt izolimit të saj. Por ende i ka ngelur një peng shumë i madh fakti që nuk e dalloi më herët këtë gjendje të keqe të së bijës.

Ne u përpoqëm si prindër ta ndihmonim atë, por ne nuk dinim gjithçka. Ndjeva se ku bëra gabime, nuk i dija vërtet shenjat paralajmëruese për të kërkuar