Botë e Çuditshme

Edhe miliarder edhe i ‘pastrehë’/ Për kë mendoni se e kemi fjalën?

Elon Musk, njeriu i dytë më i pasur në botë, ka përmbushur njërin prej zotimeve të tij për të mos pasur asnjë shtëpi. Ceo i ‘Tesla’ dhe ‘Space x’, ka shitur shtëpinë e tij në Silicon Valley për 30 milion dollarë, 7.5 milion dollarë më pak se çmimi fillestar i kërkuar.

Musk, i cili ka një vlerë neto prej 151 miliardë dollarësh, ishte shprehur më herët se prona prej 47 hektarësh në jug të San Francisko-s ishte ‘shtëpia e fundit që i kishte ngelur’. Musk, aktualisht jeton në një shtëpi me qira, me vlerë 50,000 dollarë në Boca Chica, Teksas, pranë fabrikës së tij të prodhimit të raketave Space Exploration.

Së fundmi, rikujtojmë se marka e njohur luksoze ruse, Caviar ka shkrirë një ‘Tesla Model 3’ për të ndërtuar një bust të miliarderit amerikan. Madje përveç bustit, prej tij është bërë edhe një iPhone. Megjithatë, skulpturat kanë pak ngjashmëri me njeriun më të pasur në botë.

Marka Caviar, zakonisht prodhon smartfonë luksozë. Në një deklaratë për shtyp, kompania tha se bëri 27 buste Musk si pjesë e një grupi me botim të kufizuar. “Secili prej tyre vlen 2,700 dollarë”-tha Caviar, megjithëse faqja e saj në web e rendit bustin me vlerën prej 3,220 dollarësh.

Themeluesi i kompanisë, Sergey Kitov tha se:

Këto artikuj të rinj mishërojnë shpirtin e Elon Musk dhe për rrjedhojë, ata do t’u sjellin pronarëve të tyre suksesin dhe kreativitetin e këtij individi të shquar.

Së fundmi gjithashtu Musk deklaroi përmes Twitter-it se ne duhet të jetojmë në kupola xhami përpara se të kolonizojmë planetin e Marsit. Thënë ndryshe, Musk dëshiron të realizojë ëndrrën e tij për t’i bërë njerëzit një lloj “specie” multiplanetare dhe ndërtimin e kolonisë së parë në Mars deri në vitin 2050.

Shefi ekzekutiv i kompanisë “Tesla” ndërkaq ka shitur aksionet në vlerë rreth 5 miliard dollarë. Një veprim që pason sondazhin e pak ditëve më parë me 63 milion ndjekësit që ka në Twitter. Anketa për të marrë një mendim si të vepronte, pra të shiste apo jo 10% të aksioneve të Teslas, nuk kaloi pa pasoja. Dy ditë nga sondazhi në Twitter, aksionet ranë me 16% dhe shumica ishin pro shitjes.