Rajoni

Edhe në Kosovë shënohet viktima e parë nga zjarret!

Një person ka vdekur në Novosellë të Malishevë e dyshohet shkak të ketë qenë zjarri.

Ai kishte shkuar në stallë e cila ishte e përfshirë nga zjarri dhe vdekja dyshohet të jetë shkaktuar nga tymi i zjarrit thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Ende janë aktive katër vatra të zjarrit nga 50 sa kanë qenë gjithsej në gjithë Kosovën. Ende nuk ka të dhëna të sakta për dëmet e shkaktuara nga zjarret. Në ndihmë për shuarjen e zjarreve zjarrfikësve u kanë ardhur FSK-ja dhe KFOR-i.

Ministria e Punëve të Brendshme ka disa ditë që ka aktivizuar qendrën operative për të koordinuar veprimet ndërsa në një takim që është mbajtur dje ministri i Brendshëm ka shkruar në Facebook se përkundër temperaturave të larta kanë hasur edhe në raste të zjarrvënies së qëllimshme.