Celebrities Gossip Showbiz

Edhe në mes të të ftohtit, Afërdita Dreshaj ‘e detyron’ vogëlushin e saj të…

Afërdita Dreshaj prej kohësh tanimë ushtron profesionin e saj si modele në Amerikë ku dhe ka krijuar familje me partnerin e saj, Jakub Kindl i cili është një hokeist i njohur. Çifti u bënë prindër për herë të parë në mars të vitit të kaluar. Afërdita dhe Jakub u bekuan me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Sky.

Bukuroshja nuk ngurron të ndajë momente në rrjete sociale me familjen e saj e pak më parë ka treguar një video të vogëlushit të saj i cili po bën ecje pavarësisht sa ftohtë është dhe kjo për të ndihmuar shëndetin e tij. Krahas modelja na ka zbuluar se kjo është një rutinë për Sky dhe mund të themi se është një mënyrë shumë e mirë për të patur më vonë një jetë të shëndetshme.

Nuk ka rëndësi sa ftohtë ishte në Norvegji, Sky bënte ecje dy herë në ditë. 1 orë në mëngjes dhe 40 minuta deri në 1 orë pasdite… Ishte – 18 gradë dhe sërish dolëm e ecëm.

Afërdita së bashku me partnerin e saj prej disa muajsh kanë marrë vendimin e rëndësishëm duke u zhvendosur nga Amerika në Republikën Çeke. Kjo zhvendosje e familjes ndodhi për shkak të transferimit të Jakub-it në një ekip europian.