Celebrities Gossip Showbiz

Edhe pak dhe Rina Balaj është gati të sjellë surprizën e parë për këtë vit…

Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere është e njohur për marrëdhënien e saj me këngëtarin SinBoy. Tanimë, ata prej 3 vitesh bashkëjetojnë së bashku dhe janë një ndër çiftet më ‘cool’ të showbiz-it.

Rina e cila prej mëse dy vitesh ka ndërruar dhe zhanrin e këngëve që sjell për publikun duke lënë pass ‘diss-at’ e repereve ka nisur gjithashtu të provokojë shumë në rrjete sociale. E me të drejtë pasi këngëtarja ka linja trupore tepër të bukura për t’u ekspozuar.

E mund të themi me plot gojë se viti i kaluar ka qenë mjaft i suksesshëm për bukuroshen pasi këngët e saj si solo ashtu edhe në bashkëpunim me partnerin e saj SinBoy patën miliona klikime në YouTube dhe u pëlqyen shumë nga ndjekësit e tyre.

E duket se edhe këtë vit të ri, këngëtarja e ka nisur me energji dhe projekte të reja. Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, bukuroshja ka treguar se do të sjellë një projekt të ri muzikor solo. Rina na ka zbuluar gjithashtu dhe datën e publikimit që është 20 janar dhe titullin e këngës “Sativa” duke e shoqëruar me disa pamje nga videoklipi i këngës.

Ne jemi gjithë sy e veshë për të parë se çfarë do të sjellë Rina…

Rikujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Rina ishte ai në bashkëpunim me partnerin e saj SinBoy. “ChaCha” u lançua në fund të nëntorit të kalur dhe ka plot 1.5 milion klikime.