Celebrities Gossip Showbiz

Edhe pak ditë, detajet më të fundit nga libri i ri i Ermal Metës!

Së fundmi, këngëtari i njohur Ermal Meta ka treguar për herë të parë një foto të kopertinës së romanit të tij, i paralajmëruar prej javësh. Me një shkrim të shkurtër bashkangjitur fotos së librit të tij të parë, me titull “Domani e per sempre”, Ermali thotë:

Më në fund në duart e mia. Mezi pres që të keni edhe ju. Urra! Jam shumë i lumtur. #domaniepersempre nga data 19 maj në të gjitha libraritë.

Rikujtojmë se më herët është zbuluar se librit i janë shitur edhe të drejtat për t’u kthyer në prodhim kinematografik. Ato janë blerë nga producenti Carlo degli Esposti-Palomar për të realizuar një serial televiziv. Personazhet e romanit vendosen në periudhën pas Luftës së Dytë Botërore në Gjermani, SHBA dhe Shqipëri. Ende pa dalë në qarkullim libri ka ngjallur shumë interes nga botuesit kryesorë anglezë dhe gjermanë.

Sjellim në vëmendje se rreth 6-të vite më parë Ermal Meta ka publikuar një ndër hitet muzikore kushtuar babait të tij, që bëri bujë si në Itali ashtu edhe në Shqipëri. Kënga quhet “Lettera a mio padre” dhe i dedikohet të atit të dhunshëm të artistit për të cilin ai ka folur shpeshherë. Në një intervistë të dhënë kohë më parë, Ermali zbuloi se babai e ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht. Ai shtoi se kurrë nuk do të jetë në gjendje ta falë madje dhe në këngët e tij shpeshherë e përmend këtë fakt.