A Live Night Celebrities Film & Tv Music Showbiz

Edhe pak ditë na mbeten nga premiera e “A Live Night”, Arilena Ara do t’i vërë flakën skenës!

Ashtu si tashmë e kemi mësuar, së shpejti në ekranin e Top Channel do të kemi mundësi të ndjekim emisionin më të ri, “A Live Night”. Një prodhim origjinal i Top Channel, Top Albania Radio dhe Top Music Awards.

Prodhuar në Studiot e Top Albania Radio, ky është një format origjinal i Top Channel dhe mban vulën e Ledion Liço. Artistja e parë është Arilena Ara, të shtunën, 30 Prill, në orën 21:00!

13 episodet e “A Live Night” sjellin 13 artistët më të dëgjuar dhe më të dashur nga shqiptarët kudo janë, në një qasje dokumentari muzikor, ku protagonistët rrëfejnë jetën e tyre personale dhe profesionale dhe këndojnë live hitet e tyre më popullore.

Nga fotografitë paraprake të postuara në Instagram, mund të shohim vetëm pak nga ajo që do të presim nga Arilena. Me vokalin e saj dhe performancat e zjarrta, një gjë është e sigurtë, Arilena do t’i vërë flakën skenës së “A Live Night”. Edhe fare pak ditë kanë mbetur për të zbuluar më shumë. Ne mezi po presim…

Së fundmi janë publikuar disa nga fotot paraprake nga grupi i punës teksa janë duke realizuar “A Live Night”. Edhe pse është ende herët për të zbuluar të gjithë artistët që do të marrin pjesë, nga ajo që shohim, ekipi duket se është duke punuar fort për të sjellë vetëm më të mirën e më të mirave te publiku. E, fundja ashtu si çdo prodhim tjetër e dimë me sigurinë më të madhe se dhe “A Live Night” do të jetë një sukses i padiskutueshëm.

Rikujtojmë se, teksa ende nuk është zbuluar se cilët do të jenë të gjithë artistët që do të performojnë në “A Live Night”, kemi gjithashtu dhe një tjetër emër. Ishte pikërisht Yll Limani ai i cili ka postuar në llogarinë e tij në Instagram një video teksa është në prova dhe po performon hitin e tij më të ri të titulluar “9”.