Celebrities Gossip Showbiz

Edhe pak na ndan nga “Dancing with the Stars”, Bora Zemani na tregon pak nga provat e fundit!

Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen” e duke vazhduar me historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj, një tjetër personazh shumë i dashur për publikun.

E teksa së fundmi është konfirmuar se bukuroshja do të nisë një kapitull të ri nga ana profesionale, ajo do të jetë prezantuese në spektaklin më të ri që do të nisë në Top Channel “Dancing With the Stars”. Vetëm pak ditë na ndajnë nga fillimi i spektaklit e duket se stafi kanë nisur përgatitjet e fundit. Ditën e sotme Bora me anë të postimeve në Instastory na ka treguar pak nga provat me balerinët, ku kemi kuptuar se edhe moderatorja do të ketë një kërcim të saj, që ndoshta mund të jetë në hyrje të spektaklit.

Nëse ka një histori që është bërë aq e ndjekur dhe e komentuar nga i gjithë publiku, është ajo e Bora Zemanit dhe Donald Veshaj. Nuk ka asnjë mundësi që të anashkalohet kudo në rrjet, qoftë nga portalet, po ashtu edhe nga fansat e dyshes.

Pak ditë më parë Semi Jaupaj ka postuar një foto në llogarinë e saj në Instagram nga festivali “Sunny Hill”. Deri këtu nuk ka asgjë për t’u çuditur. Por në foto ajo shfaqet së bashku me Bora Zemanin dhe Donald Veshaj të përqafuar.