Celebrities Food & Drink Gossip Showbiz

Edhe pronar edhe kamarier?! Eminem mund t’i bëjë të dyja në restorantin e tij!

Së fundmi reperi, aktori dhe producenti i famshëm Eminem ka vendosur të merret me diçka jashtë botës së muzikës. Artisti ka hapur një restorant të quajtur ‘Sphagetti Mom’. Emri ‘Spaghetti Mom’ vjen drejtpërdrejt nga kënga e tij e vitit 2002 “Lose Yourself”, e paraqitur gjithashtu edhe në filmin “8 Mile”.

Pika e re e këtij restoranti do të jetë në WoodWard Ave dhe do të ketë vende të kufizuara ku të gjithë mund t’i bëjnë porositë e tyre në dritaren e hapjes të restorantit. Ndër ofertat kryesore janë Spaghetti Mom për 9 dollarë, Spaghetti Mom me qofte për 12 dollarë dhe Sanduiçi Sgetti që janë makaronat e fërguara midis dy fetave të bukës më çmimin 11 dollarë.

Deri këtu ishim në rregull sepse si çdo VIP edhe Eminem ka hapur një biznes të tijin, por që t’i shërbejë edhe klientëve kjo na befasoi. Po po e lexuat mirë, Eminem ka shërbyer makarona në hapjen madhështore të restorantit të tij në qendër të Detroit. Ja foto më poshtë që e vërteton:

Këngëtari shihej në dritaren e shërbimit dhe fansat të lumtur nga ky gjest i tij menjëherë e postuan nëpër rrjetet e tyre sociale.

Rikujtojmë, se aktori fitues i çmimeve “Oscar” dhe “Grammy”, iu fut për herë të parë biznesit të restoranteve në vitin 2017. Gjithashtu nëse nuk e dini Eminem nuk do të jetë më në spektaklin e famshëm të çmimeve “Grammy”. Reperi e ka bërë shumë të qartë qëndrimin ndaj “Grammy” dhe madje nuk i ka ndarë kurrë kritikat ndaj eventit.