Celebrities Gossip Showbiz

Edhe pse brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, Fifi zbulon emrin e reperit të njohur që do të vijë në bashkëpunim!

Një nga banoret e shtëpisë, Fifi ka qenë shumë e diskutuar për shkak të reagimeve të saj ndaj situatave të ndryshme, që për hir të së vërtetës është diskutuar nga konkurrentët e tjerë dhe publiku jashtë si sëmundje mendore. Mirëpo, sërish si këngëtare, ajo mbetet një ndër më të pëlqyerat e sidomos për baladat e saj shumë të ndjera.

Duket se Fifi ka në plan që të sjellë një bashkëpunim me një ndër reperët më ‘veteran’ në këtë fushë dhe bëhet fjalë pikërisht për Unikkatilin. Edhe pse brenda shtëpisë së “Big Brother”, këngëtares nuk i ndahet shpirti nga muzika dhe projektet e ardhshme në këtë fushë. E këtë e tregon shpesh edhe me anë të performancave rrëqethëse brenda shtëpisë.

Debatet dhe zënkat nuk kanë munguar mbrëmjen e kaluar mes banorëve. Një rasti i tillë ka qenë dhe ai mes Fifit dhe Semit, që bëri që kjo e fundit të shpërthejë në të qara.

E gjithë kjo nisi nga një shkop druri të cilin Fifi e ka mbajtur së fundmi dhe ka acaruar banorët e shtëpisë me sjelljen e saj. Sipas Fifit ajo po e mban atë në rast se banorët gabonin dhe silleshin keq.

Një ndër to ishte dhe Semi e cila është irrituar shumë nga e gjithë situata. Ajo i ka kërkuar Fifit që ta largojë atë pasi e bezdiste dhe se po frikësohej. Nga ana tjetër Fifi nuk iu bind duke thënë se ka marr leje nga “vëllai i madh” për ta mbajtur shkopin dhe e gjitha përfundoi në një debat të ashpër duke bërë që Semi të fillonte të ndihej keq dhe të përlotej.

Debat ka nxitur një lojë mes Fifit dhe Monikës. Para dy ditëve, banoret e shtëpisë vendosën të debatonin mes tyre në formë loje në mënyrë që të përfshinin edhe të tjerët në debat, pasi sipas tyre nuk po krijoheshin diskutime brenda shtëpisë.