Celebrities Film & Tv Gossip

Edhe pse debatuan keqazi, Olta i qëndron pranë Gentit…

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Debatet për çështje të ndryshme apo strategjitë e banorëve mbizotërojnë në shtëpinë e BBV. Pikërisht lidhur me debatet, përmendim një nga më të diskutuarit, atë të Oltës dhe Gentit. Nga ‘Prime’ i kaluar dhe gjatë ditëve në vijim dyshja e ka ngritur shumë tonin e zërit dhe nuk i kanë kursyer fjalët për njëri-tjetrin. Por, teksa ky i fundit këto orë ka qenë i sëmurë pas një incidenti ka qenë aktorja një ndër to që e ka ndihmuar me ilaçet.

Në një diskutim të fundit, Olta është shprehur se është pikërisht ajo që e mban Gentin në shtëpi, ndërsa miku i saj Amos ka rënë dakord me të, duke e quajtur Gentin grindavec.

Olta – Genti e vetmja shpresë që të rri këtu brenda është të merret me mua.

Amos – Prandaj nuk do ai që të dalësh ti. Këtu ke dhe 12 veta të tjerë. Pse e ke kapur me Oltën?! Çfarë të ka bërë Olta?! Që grindesh, ti grindesh, kjo dihet. E kanë thënë të gjithë banorët. Është e vërtetë!