Celebrities Sport

Edhe pse i vaksinuar, ylli i NBA-së LeBron James rezulton përsëri pozitiv me COVID-19!

Nuk mjaftoi vaksinimi që LeBron James t’i shpëtonte COVID-19. Ylli i NBA ka rezultuar pozitiv pavarësisht se në fillim të sezonit, edhe pse ishte kundër, ishte vaksinuar me të dy dozat. Lakers duhet të bëjë në këtë mënyrë pa yllin e ekipit për të paktën 10 ditë, ose duhet të rezultojë negativ në dy tamponë, me diference 24 orë nga njëri tjetri.

James rezultoi pozitiv përpara sfidës me Sacramento dhe menjëherë u bë i mundur rikthimi i tij në Los Angelos, në bazë të protokollit sanitar. Trajneri i Lakers, Frank Vogel tha se:

Është një humbje e madhe për ne, na vjen shumë keq, i urojmë më të mirat dhe rikthim sa më të shpejt. Shpresojmë se kjo është diçka afatshkurtër. Do të shohim.

Davis pasi kryesoi me 25 pikë në mungesë të James tha se:

Unë mendoj se ai është asimptomatik, që është një shenjë e mirë, por ne duam të sigurohemi që ai të kthehet. Shëndeti është më i rëndësishëm se basketbolli. Ai ka një familje. Ne duam të sigurohemi që ai është mirë pavarësisht gjithçkaje.

James zbuloi në fund të shtatorit se ai e kishte marrë vaksinën anti-COVID.

Unë e di që kam qenë shumë skeptik për të gjitha. Por pasi bëra kërkimet e mia dhe gjëra të kësaj natyre, u ndjeva se ishte më e përshtatshme, jo vetëm për mua, por për familjen dhe miqtë e mi. 

Ndërkaq, ju rikujtojmë se pavarësisht se basketbollisti i njohur LeBron James ishte një nga mbi 111 milionë shikuesit që e ndihmuan serialin ‘Squid Game’ të bëhej seriali më i madh i ‘Netflix’ që është nisur ndonjëherë,, së fundmi gjatë një konference për shtyp së bashku me shokun e skuadrës së ‘Lakers’ Anthony Davis, ylli 36-vjeçar i ‘NBA’ ka zbuluar se nuk i pëlqente fundi i dramës.

Jo çdo gjë u la me kaq. Vetë krijuesi i këtij seriali, Hwang Dong-hyuk iu përgjigj publikisht sulmeve dhe komenteve që kishte bërë James. Ai tregoi se megjithëse mund të mos jetë dakord me mendimin e tij, ai përsëri ka një respekt të madh për basketbollistin.

 LeBron James është i lezetshëm dhe mund të thotë çfarë të dojë. Unë e respektoj atë. Jam shumë mirënjohës që arriti ta shikonte të gjithë serialin. Por unë nuk do ta ndryshoja fundin tim. Ky është fundi im.