Celebrities

“Shpëtoi jetën e 3 njerëzve”, Sharon Stone rrëfen se çfarë ndodhi pas vdekjes së nipit të saj!

Para pak ditësh, nipi i aktores së njohur Sharon Stone, River William Stone ndërroi jetë. Ai do të mbushte 1-vjeç më 8 shtator. Ditët e fundit, aktorja kishte treguar historinë e tij duke i ftuar të gjithë të luteshin për të. Stone, e cila ishte në Venecia duke xhiruar një reklamë për Dolce & Gabbana, u kthye në Shtetet e Bashkuara sepse situata ishte përkeqësuar. Ai u diagnostikua me “mosfunksionim total të organeve”.

Por, pas vdekjes së vogëlushit, prindërit e tij vendosën t’i dhurojnë organet e tij, një gjest altruizmi por edhe ngushëllimi, siç shpjegon diva në një intervistë për “People”:

Asgjë nuk e ndihmoi familjen tonë të duronte vdekjen tragjike të Riverit si dhurimi i organeve të tij. Fakti që ai shpëtoi jetën e tre personave, dy fëmijë dhe një burrë 45-vjeçar, na dhanë paqe. Ai ishte shakaxhiu ynë, fëmija ynë ujor, shijuesi ynë i vogël. Tani ai është bërë hero. Duke vdekur, vogëlushi ynë dha një kontribut të madh në këtë botë, më i madh se shumica prej nesh mund të shpresonte të jepte.

Ndërkaq, ju rikujtojmë, se Stone kohët e fundit po pretendon se po kërcënohet me punën e saj pasi bëri kërkesë që të gjithë ata që punojnë në një set me të, të jenë të vaksinuar kundër COVID-19.

Ylli i ‘Basic Instinct’ dëshironte që të gjithë ata që punojnë me të, të vaksinoheshin kundër virusit, ndërsa ajo përgatitet të shkojë në Atlanta për të filmuar një seri të re televizive së shpejti.