Celebrities Gossip Showbiz

Edhe pse me një tjetër partnere në skenë, Megi Pojani paralajmëron ‘flakë’ këtë të premte!

Ai është spektakli më i madh i kërcimit në vend. Dhe bëhet fjalë për “Dancing With The Stars” show-n magjik më të përfolur të momentit. Personazhet vip dhe artistët pjesë e kastit të DWTS së bashku me balerinët profesionistë do të dhurojnë show çdo të premte dhe mund ta themi tashmë që premiera e DWTS nuk zhgënjeu.

Këtë sezon Megi Pojani është një nga konkurrentet e spektaklit dhe siç jemi mësuar tanimë, bukuroshja e merr vëmendjen kudo që shkon. Teksa kjo e premte në ‘DWTS’ do të jetë shumë e veçantë pasi yjet nuk janë me partnerët e tyre përkatës në skenë por janë ndërruar me balerinët e njëri- tjetrit. E nëse mendonit se mes tyre do të ketë keqkuptime apo konflikte e keni gabim, të paktën këtë na ka treguar Megi. Bukuroshja, e cila ka rastisur me motrën e Jurgenit, Lorin e cila ishte partnerja skenike e Salsanos me anë të një Instastory na paralajmëroi shumë ‘flakë’ këtë të premte.

Thërrisni zjarrfikëset se loja u kall

E shumëpërfolur është gjithashtu edhe për jetën e saj private ku së fundmi është përfolur për një lidhje me futbollistin Endri Çekiçi edhe pse nuk e ka pohuar kurrë publikisht.