Botë e Çuditshme Design

Edhe pse mungon tualeti dhe uji i rrjedhshëm, kjo shtëpi shitet me çmimin marramendës!

Në një ishull privat në brigjet e Maine, gjendet një vilë e veçantë pa ngrohje apo ujë të rrjedhshëm. Banesa ndodhet në ishullin Duck Ledges, një oazë prej 1,1 hektarësh e vendosur midis brigjeve të Parkut Kombëtar Acadia dhe kufirit kanadez dhe shitet me një çmim prej 339 000 dollarësh.

Vila 540 metra katrorë, e ndërtuar në vitin 2009, është e mobiluar plotësisht, ka dy dhoma dhe krenohet me pamjen panoramike të oqeanit, plazhet dhe shkëmbinjtë që rrethojnë ishullin. Shtëpia ka mure të ‘veshura’ me dru, dritare me kornizë druri, krevate, energji elektrike dhe madje WiFi, përveç banjës. Në shtëpi, nuk ka pasur kurrë ujë të rrjedhshëm, ndaj blerësi do të duhet të dalë jashtë e të sigurojë ujë.

Shitësit e pronës thonë se shtëpia mund të jetë më e përshtatshme për dikë që është i pasionuar me natyrën. Ndonëse lehtësitë mund të jenë të pakta, për shitësit, bukuria e peizazhit dhe afërsia me oqeanin është ajo që ka të ngjarë të tërheqë një blerës. Ndërkaq, ju rikujtojmë se e ndërtuar në një fshat bregdetar në Francë, shtëpia e quajtur “Castel Meur”, por që njihet edhe si “shtëpia në humnerë”, daton që nga viti 1861.

Godina është e vendosur në mënyrë spektakolare midis dy shkëmbinjve të mëdhenj graniti, për ta mbrojtur atë nga stuhitë famëkeqe të zonës. Në kohën kur u ndërtua, përkatësisht në shekullin XIX, nuk kërkohej leje planifikimi, e ndaj sipas asaj që dihet, një burrë u dashurua me gadishullin dhe thjesht vendosi të ngrinte një shtëpi aty, duke e ndërtuar atë mes një hendeku dhe me shpinë të kthyer nga deti.

Ndërkaq, shtëpia e frymëzuar nga “Winnie The Pooh” është tani në dispozicion në kompaninë amerikane që mbulon pasuritë e paluajtshme në 220 shtete dhe 1200 qytete, Airbnb, e ndërtuar pikërisht në pyllin Ashdown, në juglindje të Anglisë, e famshme për frymëzimin e saj në përrallën kaq të dashur për fëmijë. Ky krijim është pjesë e festimeve të 95-vjetorit të arushit të famshëm dhe të dashur, Winnie Pooh.