Celebrities Gossip Showbiz

Edhe pse në arrati, kjo gjë nuk e ndalon Fjolla Morinën të shoqërojë vajzën e saj në mbrëmjen e maturës…

Fjolla Morina është përfolur shumë së fundmi për ngjarjen e pakëndshme, ku u arrestua në pikën e kalimit kufitar në Morinë, ndërsa po tentonte të hynte në territorin shqiptar me dy armë zjarri me vete. Megjithatë, ‘dramat’ nuk u mbyllën me kaq, pasi këngëtarja u dënua me arrest shtëpie dhe u dënua me 6 vite burgim, të cilat nuk po i kryen dhe ndodhet në arrati.

Megjithatë, edhe pse në arrati kjo gjë nuk e ka ndaluar Fjollën të shoqërojë vajzën e saj, e cila ka përfunduar shkollën e mesme dhe ka festuar mbrëmjen e maturës. Lediana, vajza e këngëtares dukej shumë simpatike në fustanin bojëqielli, me të cilin ndau disa video në llogarinë e saj në Instagram.

Në disa video të tjera shfaqej dhe Fjolla, e cila ishte në makinën shoqëruese të vajzës të saj.

 

Ndërkohë kujtojmë se këngëtarja i dha fund beqarisë në mars të këtij viti, ku mori propozimin romantik për martesë në ishullin luksoz në Maldive nga partneri i saj Fisnik Syla.