Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Gossip Showbiz

Edhe pse të ndarë, Robert Berisha tregon dashurinë e tij për Norën!

Nora Istrefi dhe Robert Berisha kanë dy vite tashmë që i kanë dhënë fund martesës së tyre, e sigurisht duhet përmendur që ndarja e tyre duhet të jetë shembull për shumë çifte të tjera të shoëbiz-it.
Dhe pas përfundimit të marrëdhënies së tyre ata kanë ruajtur raporte shumë të mira, kjo dhe për faktin se së bashku kanë dhe një vajzë të quajtur Renee.
Dyshen e kemi parë të frekuentohen shpesh dhe pas ndarjes, qoftë në pushime apo dhe në shtëpi duke kaluar kohë me familjarët e tyre. Duket se çifti kanë rënë dakord të qëndrojnë shokë shumë të mirë dhe raportet me familjet e njëri-tjetrit vazhdojnë të jenë goxha të mira.

Mes tyre nuk mungon as mbështetja profesionale që i japin njëri-tjetrit, kjo gjë vihet re shumë shpesh, me anë të postimeve apo dhe në intervista të shumta.
Së fundmi, Nora ka publikuar këngën e saj më të re në bashkëpunim me Gjikon dhe Melindën , e titulluar “Ay Caramba”, një projekt që u pëlqye shumë nga publiku. Ku nuk mund të mbetej pas dhe Roberti, i cili është shfaqur në një video nga makina e tij duke kënduar këngën e Norës.

Të dy ata kanë shprehur se janë akoma beqarë, por për Berishën ka patur shumë thashetheme për lidhje të shumta të cilat ai i ka mohuar. Nërsa nga ana tjetër, jeta private e Norës mbetet një mister pasi ajo nuk flet kurrë rreth saj.