Celebrities Gossip Showbiz

Edhe shumë pak na ndajnë nga projekti më i ri i Xhensilës…

Xhensila Myrtezaj është një këngëtare shumë e pëlqyer nga publiku dhe këngët e saj numërojnë miliona klikime vetëm pak ditë pas publikimit. Projekti i saj më i fundit muzikor është ai në bashkëpunim me Majk dhe Ghetto Geasy-n, dy reperët e grupit Babastars. “Mëkati jem” ka afro 10 milion klikime në YouTube.

E pas një pauze prej pak muajsh duket se Xhensila ka vendosur të kthehet me një projekt të ri muzikor. Këtë e ka bërë me dije para pak ditësh, teksa me anë të një video TikTok-u e shfaqur e veshur e tëra në ngjyrë ‘gold’ na ka paralajmëruar surprizën e radhës.

Para disa ditësh, këngëtarja me anë të një postimi të ri në Instagram, na ka treguar më shumë detaje rreth këngës së  saj të re që do të mbajë titullin ‘Ale Ale’ . E më në fund, Xhensila na ka zbuluar se kur do të publikojë surprizën e saj që po e presim gjithë sy e veshë. Kënga do të mund të dëgjohet për të gjithë ju ditën e sotme në orën 17:00.

Jo vetëm një këngëtare shumë e mirë dhe e suksesshme, por Xhensila gjithashtu është një nga personazhet e famshme që eksperimentojnë dhe janë gjithmonë të kuruara kur bëhet fjalë për ‘look-un’ e tyre.

Më 1 shtator të vitit 2017 Xhensila dhe Besi kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë dhe shijuan një muaj mjalti ashtu siç ndodh vetëm në ëndrra. Ndërsa në korrik të 2018-ës, çifti u bënë prindër për herë të parë. Aktori dhe këngëtarja u bekuan me një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Ajka.