Edi Oga: “Ne shqiptarët jemi totalisht paragjykues”
Live From Tirana • 10:44 27/11/2020
Ai me profesion është mjek por ne e njohim si moderator dhe folës në radio. Bëhet fjalë për Edi Oga i cili ishte sot Live From Tirana me Eliosin dhe Albanën për të folur mbi fenomenin më të diskutuar të shqiptarëve, paragjykimin! Por sa është paragjykuar Edi gjatë karrierës së tij? Moderatori theksoi se ndonjëherë paragjykohet padrejtësisht nga njerëzit që krijojnë atë përshtypje se ai është një njeri i ftohtë dhe i distancuar. Kështjella e tij prej akulli i është vënë në dukje nga miq e kolegë të medias megjithëse ai thekson se e vërteta është krejt ndryshe. Sakaq, Edi shtoi se gjithashtu është paragjykuar se ka lënë pas dore mjeksinë ose më saktë që nuk është marrë fare me profesionin e tij të bukur. Për këtë të fundit ai gjykon më së shumti veten, sesa të tjerët atë. Teksa diskutimi në studio mbi paragjykimet më të shpeshta që i bëhet shqiptarëve vazhdoi, Edi tha me bindje se ne shqiptarët jemi totalisht paragjykues por ai ndryshe nga shumica, është më tepër gjykues sesa paragjykues, pasi në fund të ditës nuk e lejon as mosha. Sipas tij, shqiptarët paragjykohen për çdo zgjedhje që bëjnë në jetë. Vitet e fundit po paragjykohen shumë vajzat mbi pamjen e tyre sidomos kur vendosin t’i nënshtrohen ndërhyrjeve estetike. Moderatori simpatik vuri pikën mbi ‘i’ kur tha se njerëzit që paragjykojnë e përdorin këtë gjë si armë për vetëmbrojtje, për të mbuluar pasiguritë e tyre duke ja drejtuar gishtin dikujt tjetër. Po ju pse mendoni se ne shqiptarët paragjykohemi dhe paragjykojmë kaq shumë? A mendoni se Edi Oga ka të drejtë me argumentat e tij?
Në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio ish-konkurrentja e “BB”, Olta Shetaj. Meritoni pas Prime-t të së shtunës i deklaroi Erjolës se shpreson për një bebe më Ilnisën. Ndërkaq, Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Si i komenton Olta të gjitha këto?
Jerida Sakaj
Olta Sheta
Dj Danko

I ftuar në studion e “Live From Tirana” ishte ambientalisti i njohur Sazan Guri. Ai diskutoi më tepër mbi 22 Prillin, Ditën Ndërkombëtare të Tokës, si dhe rëndësinë e natyrës…
Jerida Sakaj
Sazan Guri
Dj Danko
I ftuar në “Live From Tirana” ka qenë astrologu i njohur Jorgo Pulla. Ai ka folur më shumë mbi atë që është konsideruar java më me mirë e vitit, si dhe çfarë do të ndodjë me të gjitha shenjat e horoskopit.
Jerida Sakaj
Jorgo Pulla
Dj Danko
E ftuar në studion e “Live From Tirana” ka qenë Franka Ikonomi, mentore e zhvillimit personal. Ajo ka folur mbi rëndësinë e manifestimit dhe si të arrish atë që do…
Jerida Sakaj
Franko Ikonomi
Dj Danko
“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram. Por cilët janë banorët e shtëpisë së “BBV” që kanë spikatur në Instagram?
Jerida Sakaj
Dj Danko