Gossip

Edi Oga: “Ne shqiptarët jemi totalisht paragjykues”

Ai me profesion është mjek por ne e njohim si moderator dhe folës në radio. Bëhet fjalë për Edi Oga i cili ishte sot Live From Tirana me Eliosin dhe Albanën për të folur mbi fenomenin më të diskutuar të shqiptarëve, paragjykimin!

Por sa është paragjykuar Edi gjatë karrierës së tij? Moderatori theksoi se ndonjëherë paragjykohet padrejtësisht nga njerëzit që krijojnë atë përshtypje se ai është një njeri i ftohtë dhe i distancuar. Kështjella e tij prej akulli i është vënë në dukje nga miq e kolegë të medias megjithëse ai thekson se e vërteta është krejt ndryshe. Sakaq, Edi shtoi se gjithashtu është paragjykuar se ka lënë pas dore mjeksinë ose më saktë që nuk është marrë fare me profesionin e tij të bukur. Për këtë të fundit ai gjykon më së shumti veten, sesa të tjerët atë.

Teksa diskutimi në studio mbi paragjykimet më të shpeshta që i bëhet shqiptarëve vazhdoi, Edi tha me bindje se ne shqiptarët jemi totalisht paragjykues por ai ndryshe nga shumica, është më tepër gjykues sesa paragjykues, pasi në fund të ditës nuk e lejon as mosha.

Sipas tij, shqiptarët paragjykohen për çdo zgjedhje që bëjnë në jetë. Vitet e fundit po paragjykohen shumë vajzat mbi pamjen e tyre sidomos kur vendosin t’i nënshtrohen ndërhyrjeve estetike. Moderatori simpatik vuri pikën mbi ‘i’ kur tha se njerëzit që paragjykojnë e përdorin këtë gjë si armë për vetëmbrojtje, për të mbuluar pasiguritë e tyre duke ja drejtuar gishtin dikujt tjetër.

Po ju pse mendoni se ne shqiptarët paragjykohemi dhe paragjykojmë kaq shumë? A mendoni se Edi Oga ka të drejtë me argumentat e tij?