“Edi Rama bën humor më mirë se ne” shprehet Gentian Zenelaj
Sot Nuk Është e Hënë • 21:26 26/01/2021
Aktori i njohur i humorit, Gentian Zenelaj ishte i ftuar në programin “Sot nuk është e hënë” me Koloreto Cukali. “Jam mirë me shëndet” kështu nisi intervista e tij në studion e Top Albania Radio-s. Sapo është kthyer nga pushimet 14 ditore, duke e marrë kështu me sportivitet qëndrimin e tij në spital, gjatë infektimit me COVID-19. Tashmë, ai është shumë mirë me shëndet dhe bën një thirrje për të gjithë shqiptarët, që të ruhen çdo moment. Fakti që e shqetëson më shumë është se ne vuajmë nga papërgjegjshmëria. E vetmja gjë që duhet të kemi kujdes është të bëhemi të përgjegjshëm si popull. Sa i përket humorit, Genti mendon se nuk ka kufij, ata që kundërshtojnë humorin, nxjerrin thjesht justifikime për të krijuar zhurmë. Ai pranoi se vetë është mbipeshë dhe gjeti një shkak për të bërë humor me veten e tij. Pra me çdo gjë mund të bësh humor dhe nuk duhet të ndihet askush i ofenduar sepse nga vetë emri përfaqëson diçka që nuk është e vërteta. Ndërsa u fol, që humori nuk pranohet nëse bëhet nga pushtetarët, Genti shton se kryeministri Edi Rama bën më shumë humor se vetë humoristët.
Epo… ka raste që ky i joni po na e kalon (bëhet fjalë për kryeminsitrin Edi Rama). Ka atë magjepsjen fantastike të “stand-up komedisë” që mua më lë pa fjalë. Në “stand-up” është “the best” është më i miri. Këto ja them edhe në sy…
Nga traditat, studimet dhe raportet e javës tek gjërat që nuk duhet t’i bëni kurrë në takimin e parë!
Sot Nuk Është e Hënë 16:08 27/03/2024
“Të mbajmë frymën dhe të marrim ajër në Estoni…”/Të gjashtët në Europë për ndotjen e ajrit!
Sot Nuk Është e Hënë 16:08 27/03/2024
“Lum si beqarët apo lum si të martuarit?”/Studimi i fundit zbulon kush është më i lumtur…
Sot Nuk Është e Hënë 16:08 27/03/2024
Fjalët “e çmuara” në Fjalorin e Gjuhës Shqipe! – SNËH 26/03/2024
Sot Nuk Është e Hënë 16:08 27/03/2024
Francezët dhe tradita e tyre, gara e kamarierëve! Gjithçka që duhet të dini…
Sot Nuk Është e Hënë 16:08 27/03/2024
“Lekët ku i mbajnë?!”/Trendi i çantave shumë të vogla të vajzave, në kuadër të modës!
Sot Nuk Është e Hënë 16:08 27/03/2024
10 gjërat që nuk duhen bërë kurrë në takimin e parë!
Sot Nuk Është e Hënë 16:07 27/03/2024