Ndryshe Politikë

Edith Harxhi: “Zgjedhja më e gabuar e Berishës është Basha padiskutim!”

E ftuar ditën e sotme në “Ndryshe”, nën moderimin e Salsanos dhe Adit ishte Edith Harxhi. Diplomate dhe politikane, si dhe mbështetëse e Berishës, Harxhi dha një intervistë ekskluzive për Top Albania Radio, ku u shpreh për politikën dhe jo vetëm. Lidhur me “foltoret”, shumë të organizuara së fundmi në vendin tonë, Harxhi dukej vërtet e lumtur, duke e parë këtë si një risi dhe ndryshim që i duhej Shqipërisë.

Nuk iu bashkova “foltoreve” për Berishën, por sepse atje gjeta atë që i mungonte Shqipërisë, debatet publike. Në Londër, njerëzit flasin, komunikojnë me njëri-tjetrin… Unë dua të dëgjoj, jo të flas. Këtë doja t’u tregoja shqiptarëve…

Ndërkohë, gjatë intervistës Harxhi bëri deklaratën e fortë, teksa tha se Partia Demokratike mund të vijë në pushtet edhe brenda një viti me një organizim absolutisht të mirë. Gjithashtu, ajo preku edhe çështjen e Lulzim Bashës, për të cilin u shpreh se ai është frikësuar, edhe u ka bërë një kërkesë zyrtare ambasadorëve. Nga ana tjetër, për sa i përket Berishës, ajo përcaktoi pikën e tij të dobët sipas saj.

Gjëja që nuk pëlqej te Berisha është përzgjedhja e njerëzve, që e ka shfaqur në një seri zgjedhjesh… Zgjedhja e tij më e gabuar është Basha padiskutim!

Harxhi gjithashtu ka prekur një nga temat më të diskutuara të momentin, pikërisht atë të “Big Brother Vip”. Por cili apo cila ka qenë banori i preferuar i saj deri tani?! Këtë e zbulon vetë ajo ekskluzivisht për TAR.

Gjithmonë më ka impresionuar Fifi. Nuk pëlqej pjesën e saj emotive por artin e saj, sidomos artin e shqiptarëve të Kosovës e pëlqej…

E pyetur lidhur me “Big Brother Vip Politicians”, ajo është shprehur se do të preferonte që gjysma e politikanëve shqiptarë aktivë do të duhej të hynin dhe ata që do të duhej të ishin domosdoshmërisht janë llafollogët më të mëdhenj, ku përmendi Ramën, Bashën dhe Metën.