Sport

Edy Reja shpall listën për tre ndeshjet e radhës së Kombëtares

Publikohet lista e lojtarëve të kombëtares në prag të miqësores së 11 nëntorit me Kosovën. Trajneri Edy Reja ka rikthyer shumë futbollistë që do të jenë protagonistë edhe për dy ndeshjet e mbetura të kuqezinjve kundër Kazakistanit dhe Bjellorusisë, vendimtare për kompeticionin e Ligës së Kombeve.

Në listë janë Cikalleshi, Balaj, Gjasula, Memushaj, Ismajli dhe kapiteni Elseid Hysaj. Risi është grumbullimi i Enis Çokajt nga Lokomotiva e Zagrebit. Ndërkaq për shkak të pandemisë, por edhe për dëmtimet do të mungojnë Strakosha, Dermaku, Mihaj, Roshi, Mersinaj, Lenjani, Bare, e Kamberi.

Trajnieri Reja  ndër të tjera u shpreh: ‘Këto ndeshje do të jenë vendimtare. Objektivi ka qenë gjithmonë për të kapur vendin e parë dhe kundër Kazakistanit dhe Bjellorusisë do të synojmë fitoren. Edhe në ndeshjet e kaluara patëm objektiv katër pikët, por në fund morëm dy. Kanë ndikuar dëmtimet, por edhe situata e pandemisë.’