Celebrities Gossip Showbiz

Efi Dhedhes bën veprimin e papritur nga Luiz Ejlli dhe habit me deklaratën!

Ditën e sotme ndjekësit kanë kuptuar se disa ndryshime kanë ndodhur në Instagramin e Luizit. Është kuptuar se Luizi ka hequr nga ndjekësit në Instagram çiftin Arbana Osmani dhe Eduart Grishajn edhe pse ata ende e ndjekin Luizin.  Ama pas këtij veprimi duket se Luizi ka në plan të heqë nga Instagrami edhe një tjetër personazh, e cila duket se është Efi Dhedhes. Kjo është kuptuar nga nga një koment i Luizit ndaj një komentuesi, i cili i ka përmendur Efin me fjalën “Motër” e Luizi e ka pasur një përgjigje.

Nisur nga kjo fjali e Luizit, Efi ka dashur të bëjë një deklaratë publike duke postuar një video dhe duke iu referuar lajmeve që po qarkullojnë ditën e sotme lidhur me këtë çështje. Gjithashtu ka hequr nga Instagrami Luizin, duke u treguar më e shkathët.

Duke qënë se u lodha shumë nga kjo historia e “Big-ut”, do doja t’ju thoja të gjithëve ju që më ndiqni për arsyet e juaja por që nuk jam unë arsyeja, atëherë me gjithë kënaqësinë e mundshme mund të më hiqni lirshëm sepse kam hallet e mia. Kam kaq shumë gjëra në kokë dhe po vazhdoj jetën time dhe kjo histori po më hap barkun…

Rreth dy javë më parë, Luiz Ejlli bëri bujë në rrjete sociale pasi më në fund profili i tij u verifikua. Por kjo nuk zgjati shumë pasi pak ditë më parë “tick-u” blu iu hoq.  Lidhur me këtë, fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP” ka bërë reagime të shumta. Madje përmes një video të postuar së fundmi në “Instastory” ai me shaka thotë se ka folur në telefon me Mark Zuckerberg. Luizi shprehet se Zuckerberg i ka kërkuar falje dhe madje i ka thënë se tani “tikc-un” do ia bëjë gold jo blu siç është.