Celebrities Gossip Showbiz

Efi feston sot ditëlindjen dhe urimi nga Instagrami i Luizit nuk mund të mungonte!

Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Miqësia mes Efit dhe Luizit brenda në “BBV2” gjithmonë ka qenë në qendër të vëmendjes. Efi ka disa javë që është eleminuar nga shtëpia, por edhe jashtë ish-banorja vazhdon ta mbështesë atë. Ditën e sotme Efi feston ditëlindjen dhe Luizi brenda në shtëpi nuk e di këtë gjë, por ‘Luizi i Instagramit’ po. Personi që menaxhon Instagramin e Luizit ka bërë një urim për ditëlindjen e saj, ku ka postuar një foto të të dyve dhe shkruan:

Shefja e diplomacisë!                                                                                                                                 Të urojmë edhe shumë vite të lumtura e të gëzuara pranë njerëzve të zemrës. Paç një jetë të mbushur plot emocione dhe ndjenja të mira. Të duam “me taman” fort njësoj si Luizi.

Vetëm pak më parë në shtëpi ka hyrë një zarf i zi nga Vëllai i Madh, i cili do të lexohet gjatë “Prime-t” të sotëm. Banorët si gjithmonë filluan të diskutojnë se për cilin banor është dhe çfarë rregulli kanë thyer këtë herë, por mesa duket Olta e ka një përgjigje. Sipas saj zarfi është për të dhe Qetsorin, pasi të dy ata kanë biseduar për nominimet edhe pse banorët e kanë kundërshtuar duke thënë se këtë rregull e kanë thyer të gjithë, Olta është e sigurt se ky zarf i zi është për të.