Celebrities Showbiz

Egla Ceno vendoset përballë pyetjeve ‘pikante’ të Erjolës: “Më kanë kërkuar lekë borxh…”

Fituesja e “Big Brother VIP 3”, Egla Ceno e ftuar mbrëmjen e kaluar në Top Arena ka folur për shumë detaje, pas përfundimit të kësaj eksperience. Egla gjatë intervistës iu përgjigj pyetjeve ‘pikante’ të Erjola Doçit…

Erjola: Kush të zgjon në mëngjes?

Egla: Më kape të papërgatitur… sahati, impenjimet, ose askush nëse s’kam angazhime.

Erjola: Cilit prej banorëve i ke numrin?

Egla: Jam dëgjuar me Françeskën, Lidin, Vini, Gazin…

Erjola: Nëse do merrje Jul Dedën, çfarë do i thoje?

Egla: Pse s’je bërë i gjallë? Se unë pata një incident dhe të gjithë e morën vesh, incident vërtet serioz dhe sinqerisht telefoni im ka qenë hapur…

Erjola: A shkumohesh më në vaskë?

Egla: Në vaskë jo se nuk kam, akoma se kam marrë vaskën, por shkumohem me qetësi në një banjë që nuk hyn e del askush.

Erjola: Kush e fitoi “Big Brother VIP” se po flitet shumë?

Egla: Unë nuk kam dyshime se kush e fitoi. Ka vend për të gjithë në këtë botë. Kush ndihet fitues le të ndihet. Nuk më prek mua.

Erjola: Ke komunikuar me Heidin?

Egla: Me Heidin nuk jam dëgjuar.

Erjola: Të kanë kërkuar lekë borxh?

Egla: Po më kanë kërkuar dhe u kam thënë le të vendosemi në radhë, e para unë se dua t’i marr ca lekë borxh vetes, por kismet, se në shqiptarët kemi shumë vrima për të mbyllur.